Lajme lojërash

Bethseda: “Asnjë lajm të ri për DLC e PS3 të Skyrim”

Oct 15 2012
0 Shpërndarje
Bethseda: “Asnjë lajm të ri për DLC e PS3 të Skyrim”

“Është problem ynë, dhe është mbi ne t’a zgjidhim atë”,- deklaron Pete Hines. Bethseda nuk ka akoma informacione të reja të ndajë rreth përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të lançuar një DLC për versionin e Play Station 3 të The Elder Scroll V: Skyrim.

Duke folur për shfaqjen e lojës në Steam, Pete Hines, VP, PR dhe marketeri, deklaroi: “Unë nuk kam asnjë informacion në Hearthfire, Dawnguard, apo DLC në përgjithësi për PS3. Ne jemi akoma duke punuar dhe do të ndajmë përditësimet kur ne të kemi të tilla për të shfaqur.”

“Performanca e DLC nuk është akoma e mirë mjaftueshmërisht”,- shpjegon ai. “Për shumë përdorues, ajo do të jetë mirë.Për disa të tjerë, jo.”

Duke iu përgjigjur sugjerimeve që studio ka fajësuar Sony për problemet e saj, Hines shton: “Ne kurrë nuk kemi fajësuar asnjë për asgjë. Është problem ynë, dhe ne kemi për detyrë t’a zgjidhim atë.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>