Lojërat

Beta publike e Battlefield 1 numëroi 13.2 milion lojtarë

Sep 16 2016
0 Shpërndarje
Beta publike e Battlefield 1 numëroi 13.2 milion lojtarë

Më shumë se 13.2 milion njerëz i janë bashkuar beta publike të Battlefield 1 njoftoi zhvilluesi i video lojës EA duke e bërë kështu betan më të madhe në historinën e Electronic Arts.

Kjo statistikë vjen nga tre platformat ku Beta ishte e disponeushme: PlayStation 4, Windows dhe Xbox One. EA ofroi betan për 10 ditë nga data 30 Gusht gjer më 8 Shtator.

Battlefield 1 theu rekordin e betas publike më popullore mbajtur nga Star Wars Battle Front me mbi 9 milion lojtarë vitin e kaluar. Mbase mund të jetë beta më e madhe e të gjitha kohërave duke lënë pas Overwatch me 9.7 milion, Tom Clancy The Division me 6.4 milion dhe Destiny me 4.6 milion.

Me 5 javë të ngelura nga debutimi zyrtar, zhvilluesit do të marrin përshtypjet e akumuluara nga beta publike për ti inkorporuar në lojën finale. Battlefield 1 debuton më 21 Tetor në PC, PS4 dhe Xbox One dhe do të kushtojë 79.99 dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>