Lajme lojërash

Bëhet e ditur data e lançimit të Star Trek: The Game

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Bëhet e ditur data e lançimit të Star Trek: The Game

Namco Bandai ka bërë të ditur se Star Trek: The Game do të jetë gati për Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC më 23 prill 2013.

Star Trek mund të porositet paraprakisht duke filluar nga data 21 dhjetor, së bashku me Elite Officer Pack.

Elite Officer Pack përfshin artikujt ekskluzivë të mëposhtëm:

* Stealth Pack – uniforma të Kirk dhe Spock, plus pushkën Starfleet Type IV Stealth Sniper dhemunicione ekstra

* Brawler Pack – xhaketa prej lëkure e Kirk dhe kostumi Spock Vulcan Science Academy

* Kelvin Pack – uniformat U.S.S. Kelvin të Kirk dhe Spock U.S.S. Kelvin, plus U.S.S. Kelvin Hand Phaser

* Academy Pack – uniforma Kirk Academy, Spock Officer Dress, plus Academy Phaser

* Kobayashi Maru Pack – uniformat Kirk dhe Spock Kobayashi Maru

Namco Bandai shprehet se detaje të reja lidhur me lojën do të shfaqen në janar, përfshi videon. (GameWorld Albanian)

Tags >

Starwars
Lajmet e fundit>