Lajme lojërash

Bëhet e ditur data e lançimit të Grand Theft Auto: San Andreas në PSN

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Bëhet e ditur data e lançimit të Grand Theft Auto: San Andreas në PSN

Grand Theft Auto: San Andreas përfaqëson kulmin e trilogjisë së GTA në PlayStation 2, lojë kjo e lançuar gjatë periudhës kur seritë ishin tepër të preferuara. Është loja më e shitur e të gjitha kohërave në PS2. Ajo ka shitur 27.5 milionë kopje në të gjitha platformat, sipas statistikave të Kotaku.

Tashmë në blogun e PlayStation u publikua për herë të parë data e lançimit të Grand Theft Auto: San Andreas në PlayStation Network në formën e një PS2 Classic.

Faktikisht, ESRB kishte raportuar se San Andreas do të lançohej në tetor, kështu që në një farë mënyre e dinim se loja nuk do të vononte. Tashmë jemi të sigurt se kjo datë është vetëm disa ditë larg.

Versioni PS2 Classic i Grand Theft Auto: San Andreas do të jetë i disponueshëm për dyqanet PlayStation në Amerikën e Veriut prej kësaj të marteje, 11 dhjetor.

Deri tani nuk është bërë zyrtare çmimi por besohet se mund të jetë 9.99 $, ashtu si të gjitha klasiket e PS2 në PlayStation Network. Po ashtu, nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të jetë i disponueshëm në vendet e tjera.

Grand Theft Auto III është tashmë i dispnueshëm në PlayStation Network të Amerikës Veriore si një PS2 Classic.

Çuditërisht, Grand Theft Auto: Vice City ishte parashikuar nga ESRB të lançohej për PS2 në janar të këtij viti, por ende nuk është lançuar për PSN. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>