Lojërat

Beach Life

Aug 16 2012
0 Shpërndarje
Beach Life

Beach Life është një lojë strategjie biznesi dhe menaxhimi për Windows e krijuar nga Deep Red Games. Loja u publikua nga Eidos Interactive dhe u hodh në treg në 6 shtator 2002. Në lojë, ju vendoseni në pozicionin e menaxherit të një resorti pushimesh në ishull.

Gjatë kohës që luani vijnë pushues dhe ju duhet të ndërtoni, të punësoni dhe të financoni në mënyrë që të përmbushen kërkesat individuale të pushuesve.

Loja është një simulim biznesi, si Theme Park apo Rollercoaster Tycoon. Resortet janë të ndërtuara në stilin Ibiza, me klube nate, bare dhe dyqane sërfi. Por duke mësuar të dhëna për secilin nga pushuesit, edhe kërkesat e tyre ndryshojnë, si p.sh. lloje të ndryshme ushqimesh dhe zbavitjesh. Duhet gjithashtu të plotësoni stafin e punëtorëve si mekanikë, pastrues, dhe punonjës sigurie.

Mundësitë e lojës janë në dy forma, me skenar dhe “sandbox”. Në skenar ju duhet të kryeni disa misione të cilat jua jep loja. Zhvillimi i tyre mund të pengohet nga gjëra të ndryshme si koha e keqe apo edhe nga sulme peshkaqenesh. Pasi të keni kryer një mision në skenar, do t’ju hapet dhe “sandbox”.

Kjo lloj loje është e lirë dhe mund të bëni atë që dëshironi, pa kufizim kohe.

Loja nuk është vlerësuar shumë mirë, me vlerësues që rrallë japin më shumë se 70%. Kjo për arsye të mekanikave të lojës të cilat i ngjasonin jashtëzakonisht shumë lojrave të tjera të këtij lloji.

Gjithsesi loja ka një gamë të gjerë fansash, të cilët e vlerësojnë llojin e humorit në lojë, dhe energjinë që ajo përcjell. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>