Lojërat

Bayonetta

Sep 13 2012
0 Shpërndarje
Bayonetta

Bayonetta është një lojë aksion me pamje në vetë të tretë për Xbox 360 dhe Play Station 3 e zhvilluar nga Platinum Games në bashkëpunim me publikuesin Sega.

Loja përqëndrohet në titullin e saj, Bayonetta, e cila përdor 4 pistoletat e saj dhe sulmet magjikë për të vrarë armiqtë.

Zhvilluesit e dizenjuan karakterin me stil modern dhe luks në mëndje, dhe kompozuan për të një muzikë fantastike. Loja doli për herë të parë në treg në Japoni në 29 Tetor 2009, që më pas u pasua me daljen e saj në SHBA në Janar 2010.

Sistemi i luftimit të Bayonetta është e njëjtë me lojrat e kaluara të Hideki Kamiya, Devil May Cry. Lojtarët kontrollojnë një shtrigë të quajtur Bayonetta, e cila përdor si sulme nga afër ashtu dhe nga larg, një kompleks stilesh luftimi, dhe një shumëllojshmëri armësh.

Komanda specilae ose sulme ndodhin në rastet e eventeve, përfundimeve, ekzekutimeve dhe unikeve “Torture Attacks” në të cilat Bayonetta thërret disa llojë pajisjesh për të bërë një sulm gjigand mbi armikun.

Lojtari zotëron një stilt ë veçantë të quajtur “Witch Time” ku në të cilën ai bën që të jetë më i shkathët dhe më i shpejtë në lëvizje duke ulur ecjen e kohës dhe të shkaktojë disa sulme njëhërsh mbi armikun pa patur mundësi që ata të kundërsulmojnë.

Bayonetta mund të bëjë hedhje të dyfishtë, mund të transformohet dhe të rrisë kështu fuqitë e saja.

Loja ka marë shumë vlerësime dhe kritika pozitive ku GameRankings i dha vlerësimin 89.80% ndërsa Metacritic 90%.

Loja ka marë dhe shumë çmime si “Loja e vitit” nga IGN UK, “Luftimet më të mira me Bosat” nga GameSpot, Best Original IP dhe Best New IP nga GameSpot dhe Game Trailers.

IGN i dha një vlerësim lojës prej 9.5/10 ndërsa GameRadar notën maksimale, 10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Bayonetta
Lajmet e fundit>