Lojërat

Battlefield Vietnam

Oct 21 2012
0 Shpërndarje
Battlefield Vietnam

Battlefield Vietnam është loja e dytë e Electronic Arts në seritë e Battlefield, pas Batlefield 1942. Loja u zhvillua nga kompania Suedeze Digital illusion CE dhe u publikua nga Electronic Arts më 15 mars 2004 për Microsoft Windows në Amerikën e Veriut dhe ditët e mëvonshme u shpërnda nëpër gjithë globin.

Battlefield Vietnam mer pjesë gjatë luftës së Vietnamit. Ajo është një lojë me pamje në vetën e parë, FPS, dhe karakterizohet nga një varietet i madh i hartave bazuar në ngjarjet historike, ku shumë pjesë të lojës janë bazuar në filmat e ngjarjeve të luftës së Vietnamit.

Më 15 Mars 2005 EA shfaqi lojën Battlefield Vietnam: Redux (si një referncë Apocalypse Now: Redux) e cila përfshin pjesë të ndryshme (patches) 1.01, 1.02, 1.1, 1.2 dhe 1.21 me makina të reja, harta dhe një proodhim të L2B bazuar kjo në ngjarjet e të kaluarës Battlefield 1942.

Battlefield Vietnam ka pothuajse të njëjtat objektiva si dhe seria e kaluar, ku në shumicën e hartave objektivi i lojtarit është të marë pikat e kontrollit dhe të ndihmojë trupat miqësore.

Në lojë karakterizohen dy skuadra (SHBA ose Vietnamezët) dhe secilës i jepen pako dhe makina të ndryshme, duke e bërë që SHBA të bazohet më shumë në makiat e rënda dhe Vietnamezët në taktikat ndërfutëse. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>