Lojërat

Battlefield: Bad Company

Oct 19 2012
0 Shpërndarje
Battlefield: Bad Company

Battlefield: Bad Company është një lojë me pamje në vetën e parë, FPS, luftë e zhvilluar nga EA DICE për PlayStation 3 dhe Xbox 360 si pjesë e serive të Battlefield.

Loja u shfaq në Amerikën e Veriut më 23 qershor 2006 dhe më pas ndiqet nga lançimi i saj në Europë më 26 qershor. Loja u pregatit për shfaqje, pak më pas se Battlefield 2, por përgatitja dhe më në fund dalja e saj në treg u bë vetëm 6 muaj më pas.

Një sekuencë direkt e lojës, Battlefield: Bad Company 2, u lançua për PlayStation 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows më 2 mars 2010.

Në lojë, lojtari kontrollon ushtarin e thjeshtë Preston Marlowe dhe përpjekjet e tij së bashku me shokët e skuadrës për të vjedhur arin mercenarë, ne mes të një lufte midis SHBA-së dhe Federatës Ruse. Loja u zhvillua vetëm për konsola dhe ka tiparin e lojës me një lojtar, ndryshe nga versionet e kaluara që ishin më shumë për PC dhe kishin versionin me shumë lojtarë (multiplayer).

Loja përfshin disa tipare të reja, një ambjent fantastik me karakteristikat e shpërhimeve të mureve të shtëpisë. Loja ka marë shumë vlerësime dhe kritika pozitive për sa i përket aspektit teknik si zëri, atmosfera dhe ndërtimi i lojës.

GameRankings dhe Metacritic i dhanë një vlerësim të njëjtë prej 84%, duke e vlerësuar për ambientin, armët dhe automjetet. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>