iOS

Battlefield: Bad Company 2

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Battlefield: Bad Company 2

Battlefield: Bad Company 2 është një lojë me pamje në vetën e parë, FPS, luftë e zhvilluar nga kompania Suedeze EA Digital Illusion CE dhe e publikuar nga Electronic Arts për PlayStation 3, Microsoft Windows, Xbox 360 dhe iOS.

Loja është një vazhdim direkt i Battlefield: Bad Company është pjesë e lojrave të Battlefield. Ajo u shfaq në mbarëbotën në mars 2010.

Versioni për iOS u lançua më 16 dhjetor 2010. Loja është e bazuar në nivelin e skuadrës online FPS me tiparet e kohëve moderne.

Përveç kësaj, loja përfshin dhe modulin me një lojtar, ku lojtari mer rolin e të njëjtit, Preston Marlowe, protagonistin e lojës origjinale.

Shtesa e lojës, versioni 1.5, lejon dhe përfshin në lojë përdorimin e më shumë hartave, ambjente më të shkatërrueshme, luftime ajrore dhe disa module në lojë.

Loja u bë një sukses komerçial në botë, duke marë një mesatare vlerësimesh prej 88%, duke shitur më shumë se 9 milion kopje që prej daljes së saj. Kritik të tjerë e vlerësuan lojën gjithashtu shumë mirë, ku GameSpot i dha notën 9, kjo e njëjtë me IGN. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>