Lojërat

Battlefield 5 mund të vijë në vitin 2016

Oct 29 2014
0 Shpërndarje
Battlefield 5 mund të vijë në vitin 2016

Analistët në Stern Agee besojnë që EA do të shtyjë lëshimin e Battlefield 5 për vitin 2016. Kjo gjë mund të duket pak e çuditshme, pasi EA ende nuk ka bërë ndonjë lajmërim zyrtar për Battlefield 5. Ndërmarrja i jep tre arsye për këtë mendim. Së pari, EA mund të dëshirojë që t’i shmanget paqartësisë për franshizën. Battlefield Hardline është planifikuar të vijë në mars të vitit 2015.

Së dyti, EA duket shumë e sigurt rreth lëshimit të lojës tjetër të vet me gjuajtës, Star Wars Battlefront. Një vit e gjysmë më parë, EA tha që ishte duke synuar ta lëshonte Battlefront-in në verën e vitit 2015. Nuk është e qartë apo jo nëse kjo është kohështrirja, por dashamirësit duhet të jenë të lumtur me të dëgjuar vetëbesimin e EA-së. Së fundi, Stern Agee mendon që EA thjesht dëshiron të shfrytëzojë më tepër kohë duke e zhvilluar Battlefield 5. Battlefield 4 kur u lëshua ishte i mbushur me problemet teknike. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>