Lojërat

Battlefield 4 beta kërkon versionin 64 bit të Windows-it

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Battlefield 4 beta kërkon versionin 64 bit të Windows-it

Për të vazhduar testimin e versionit prej 64 bitësh të Battlefield 4, versioni beta i lojës për Windows PC është i hapur vetëm për pajisjet me sistemin operativ prej 64 bitësh, thuhet në postimin zyrtar në blogun e Battlefield, i shkruar nga menaxheri i përgjithshëm Karl Magnus Troedsson, duke thënë që versioni i plotë do të punojë për sistemet 32 dhe 64 bit.

Toredsson po ashtu theksoi që gjuajtësi i ardhshëm do të përdorë zgjidhjen kundër cheats-ave, PunkBuster, së bashku me makinën kundër cheats-ave FairFight të Gameblocks.

Këto dy masa parandaluese do të testohen në versionin beta “për ta bërë përvojën sa më të mirë të mundshme për lojtarët tanë”.

Sipas Troedsson, lojtarët me gjasë do të shohin porosi në kutinë për biseda kur një person që përdor cheats kapet. Lojtarët mund të gjejnë më tepër informacione për zgjidhjen ndaj cheats-ave në faqet e shfletuesve të serverit në Battlelog dhe DICE pritet të japë më tepër hollësi për këto përmirësime në anti-cheat për Battlefield 4 në një datë të mëvonshme.

Duke qenë në dispozicion për PlayStation 3, Xbox 360 dhe Windows, versioni beta do të ketë vendin e Rrethimit të Shangait në Mostrat Pushtim dhe Dominim. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>