iOS

Battlefield 3

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Battlefield 3

Battlefield 3 është një lojë me pamje në vetën e parë, FPS, luftë e zhvilluar nga kompania Suedeze EA Digital Illusion CE dhe epublikuar nga Electronic Arts për PlayStation 3, Microsoft Windows, Xbox 360 dhe iOS.

Loja është një vazhdim direkt i Battlefield 2 dhe është instalimi i 12-të i serive të Battlefield. Loja u shfaq në fillim në Amerikën e Veriut më 25 tetor 2011 dhe në Europë më 28 tetor.

EA Mobile gjithashtu më vonë e konfirmoi dhe daljen e saj për sistemin iOS. Loja shiti mbi 5 milion kopje në javën e parë të daljes dhe mori kritika nga shumë shqyrtues lojrash. Loja është e para e serive që suporton DirectX 10 dhe 11.

Në modulin e lojës së ngjarjes kryesore lojtari mer rolin e disa forcave usharake: asaj të Marinës, oficerin e sistemit të armëve F/A-18, operator tanku M1A2, dhe një operativ e GRU Spetsnaz.

Historia merr pjesë në vendndodhje të ndryshme që nga Irani deri tek New York, dhe ndjek ngjarjet e Rreshterit Henry Blackburn dhe më pas Dimitri Mayakovsky.

Loja ka marë vlerësime nga më pozitivet ku IGN i dha notën 9/10 lojës për të gjitha platformat dhe e vlerësoi shumë për grafikën dhe modulin me shumë lojtarë.

GameSpot i dha 8.5 nga 10 në të gjitha platformat duke e vlerësuar për modulin e thellë me shumë lojtarë, variacion automjetesh, dhe një ambient shumë mirë i dizenjuar por e kritikoi për historinë e lojës me një lojtar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>