Lojërat

Battlefield 3 mund të shkarkohet pa pagesë deri më 3 qershor

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
Battlefield 3 mund të shkarkohet pa pagesë deri më 3 qershor

Dyqani Origin nga Electronic Arts tani është duke e dhënë pa pagesë versionin e plotë të lojës Battlefield 3 për PC si pjesë e fushatës së vet “On The House”. Motoja e kësaj fushate është që të japë falas disa nga lojërat më të popullarizuara me një titull të ri çdo muaj. Pas ofertës fillestare të tyre me Dead Space, EA tani ka lajmëruar dy lojëra të tjera, Plants vs Zombies dhe Battlefield 3. Loja e parë do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar deri më 16 qershor, ndërsa loja e dytë do të jetë në dispozicion për shkarkim deri më 3 qershor.

Ata që duan ta shkarkojnë lojën pasi të përfundojë periudha duhet ta paguajnë atë. Për shembull, Battlefield 3 kushton 19.99 euro, ndërsa Plants vs Zombies kushton 4.99 euro. Lojtarëve që iu kanë munguar lojërat e vjetra dhe duan që t’i luajnë ato, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi pasi që është një ofertë e limituar dhe EA nuk ka gjasë që ta ofrojë të njëjtën lojë falas sërish.

Vetëm merrni titullin tuaj të parapëlqyer duke vizituar faqen e fushatës këtu. Ata që janë për herë të parë në këtë faqe mund të shikojnë udhëzime këtu se si të shkarkohen Top Lojërat për PC nga EA falas dhe në mënyrë të ligjshme. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>