Lojërat

Battlefield 2142

Oct 18 2012
0 Shpërndarje
Battlefield 2142

Battlefield 2142 është një lojë me pamje në vetën e parë e zhvilluar nga EA Digital Illusions CE (DICE) dhe e prodhuar nga Electronic Arts.

Loja është instalimi i katërt në seritë e Battlefield. BF2142 është e vendosur në shekullin e 22-të, gjatë një periudhe tjetër akulli e cila sheh dy superfuqi ushtarake, BE (Bashkimin Europian) dhe Koalicionin Pan Aziatik, në luftën për mbijetesë.

Loja ishte e dizenjuar në fillim për versionin me shumë lojtarë, multiplayer, bashkë me një maksimum prej 64 lojtarësh në një server dhe maksimum prej 16 lojtarësh në një modul me një lojtar kundra personazheve të kompjuterit (bots)në një modul Pushtimi. Loja ka renditjen e vetë për të mbajtur një listë të përdoruesve, ashtu siç e kishte dhe Battlefield 2.

Loja gjithashtu ka dhe makineri të ndryshme dhe armë të reja, dhe përfshin një sistem ç’lirimi e cila i jep mundësi lojtarit të ç’lirojë dhe të zgjedhë diçka të re sa herë që ai rritet në rank, në vënd që të bëjë blerje. Loja përfshin 2 module loje, Pushtimin (Conquest) dhe Titan, e fundit e cila mund të luhet vetëm online.

Të dyja modulet suportojnë një numër lojtarësh, deri në 64, në varësi të serverit të lojtarit. Moduli me një lojtar mban maksimumi 16 të tillë dhe përfshin 15 bots (lojtarë kompjuterik). (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>