Lojërat

Battlefield 2

Oct 13 2012
0 Shpërndarje
Battlefield 2

Battlefield 2 është një lojë FPS e zhvilluar nga kompania Suedeze Digital Illusion CE (DICE) dhe e publikuar nga Electronic Arts dhe është seria e tretë e plotë e Battlefield, e shfaqur në treg më 21 qershor 2005 në Amerikën e Veriut për Microsoft Windows.

Versioni i fundit v1.50 u lançua në 1 shtator 2009 dhe shton përmbajtjet e Forcës Europiane dhe Armored Fury si dhe hartat e Highway Tampa dhe Operation Blue Pearl. Lojtari lufton në një mjedis modern duke përdorur armë të kohëve të fundit.

Battlefield 2 është një lojë FPS, por me elementë strategjik dhe RPG.Versioni me një lojtar karakterizohet nga misione që përfshijnë përballjen midis Marinës Amerikane, Kinës dhe një koalicioni fiktiv të Lindjes së Mesme. Moduli me shumë lojtarë (multiplayer) i jep mundësi lojtarit të organizohet në skuadra të cilat kanë nga një lider që i jep gjallëri punës në skuadër.

Historia e lojës merr pjesë në fillimet e shekullit të 21-të gjatë një lufte fiktive midis blloqeve të ndryshme të forcës: Kineze, BE (vetëm në versionin 1.50), Lindjes së Mesme (MEC), Rusisë dhe SHBA-së. Në lojë BE dhe SHBA luftojnë ndaj Kinës dhe MEC.

Dihet se në historinë e lojës, BE dhe SHBA janë aleatë dhe BE ka negociuar një trakt paqeje me Rusinë, por është e panjohur nëse Kina dhe MEC janë aleatë me njëra-tjetrën. Loja merr pjesë në fronte të ndryshme, si Lindjen e Mesme dhe Kina pushtohen nga BE dhe SHBA, dhe kjo e fundit është duke u pushtuar nga forcat Kineze dhe MEC. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>