Lojërat

Battlefield 2: Modern Combat

Oct 17 2012
0 Shpërndarje
Battlefield 2: Modern Combat

Battlefield 2: Modern Combat është një lojë me pamje në vetë të parë, FPS, në serinë e Battlefield e zhvilluar nga Digital Illusion CE dhe është loja e parë Battlefield për konsolat.

Loja në fillim u shfaq për Xbox dhe PlayStation 2 më 25 tetor 2005 në Amerikën e Veriut. Më 11 Prill 2006 një version i përditësuar i lojës u lançua për Xbox 360 e cila përfshinte një grafikë më të mirë dhe tiparin e modulit online.

Një version për PSP u njoftua për dalje në vitin 2005, por krijimi i saj u ndërpre dhe në vend të kësaj DICE zhvilloi Battlefield: Bad Company për PlayStation 3 dhe Xbox 360.

Battlefield 2: Modern Combat në versionin multiplayer të saj qëndron jashtëlinje për Xbox dhe Xbox 360 ndërsa për PlayStation 2 serverat funksionojnë akoma. Moduli me një lojtar përfshin histroinë e një lufte fiktive midis NATO-s dhe Kinës e cila merr pjesë në Kazakistan.

Media në të dyja kahet akuzon secilën palë për krime lufte ndërsa lojtari lufton për secilin krah në të njëjtën kohë. Kur lojtari gjatë kohës zgjedh një anë për t’a çuar drejt fitores, shfaqet se një organizatë terroriste e quajtur Burning Flag është e përgjegjshme për drejtimin e gabuar të NATO-s dhe Kinës në luftë.

Loja ka marë kritika pozitive dhe ka fituar çmim për modulin me shumë lojtarë. GameRankings i dha një vlerësim prej 81% dhe ndërsa X-Play 3/5. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>