iOS

Battlefield 1942

Oct 11 2012
0 Shpërndarje
Battlefield 1942

Battlefield 1942 është një lojë me ngjarjet e Luftës II Botërore me pamje në vetën e parë (FPS) e zhvilluar nga kompania Suedeze Digital Illusion CE dhe e publikuar nga Electronic Arts për Microsoft Windows në 2002 dhe Apple Mancintosh në 2004.

Loja mund të luhet me një lojtar, që i përket historisë së saj, dhe me shumë lojtar (multiplayer) ndaj lojtarëve të tjerë në LAN. Lojtari merr rolin e një nga 5 klasat e Infantry (këmbësorët e ushtrisë), dhe gjithashtu ka aftësinë të fluturojë gjatë lojës, të udhëtojë me anije, nëndetëse, ti japë tankeve apo xhipeve dhe të marë kontrollin e armëve të rënda makinerike (machine guns apo aircraft guns).

Secila luftë mer pjesë në disa vende të caktuara në hartë dhe në shumë vende të njohura gjatë Luftës II Botërore: Paqësori, Europa, Afrika e Veriut, Lindja (BRSS apo Gjermania Lindore) dhe frontet Italiane.

Në shqyrtimet e lojës GameRankings i dha një vlerësim prej 89% bazuar në 46 shikime. Në Metacritic loja mori të njëjtin vlerësim, por bazuar në 27 shqyrtime.

Loja mori një çmim për versionin Online të saj, Inovacion në lojrat PC, Loja PC e Vitit dhe Loja e Vitit. GameSpot i dha 8.8/10 duke e quajtur si libri komik i L2B. Steve Butts i IGN i dha një notë të mirë, 9.3/10, duke e vlerësuar për modelin multiplayer duke thënë se loja me një lojtar lë shumë për të dëshiruar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>