Lojërat

Battlefield 1 rikthen aksionin dhe skenarët e Luftës së Parë Botërore

May 9 2016
0 Shpërndarje
Battlefield 1 rikthen aksionin dhe skenarët e Luftës së Parë Botërore

Sipas disa spekulimeve të fundit, versioni i ardhshëm i video lojës Battlefield, do të titullohet Battlefield 1 dhe do të eksplorojnë disa prej skenarëve më të rëndësishëm të luftës së parë botërore.

Ditën e premte në zyrat qëndrore të EA, një ekip i publikimit të njohur PCWorld.com u njoh me versionin më të ri të lojës për afro një orë demostrim. Arabia, Alpet dhe fushat e Francës janë disa nga momentet më të rëndësishme të lojës.

Maska gazi, armë llogoresh dhe bajonat janë të tjerë elementë kyç. Sigurisht që video loja do të përmbajë edhe një fushatë ku roli kryesor do të shpërndahen në mesin e disa personazheve.

Video loja del në shitje në muajin më 21 Tetor për masat dhe në 18 Tetor për të abonuarit në programet e aksesit të EA. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>