Lojërat

Battlefield 1 është titulli më i suksesshëm në historinë e EA

Nov 7 2016
0 Shpërndarje
Battlefield 1 është titulli më i suksesshëm në historinë e EA

DICE ka publikuar një infografik me të dhëna interesante nga video loja e shumëpërfolur Battlefield 1 duke zbuluar mënyrën sesi u prit kjo lojë 10 ditëshin e parë të debutimit.

Battlefield 1 është debutimi më i bujshëm në historinë e DICE bazuar në lojtarët aktivë ditorë. Lojtarët së bashku shpenzuan 59 milion orë lojë, 9 milion prej të cilave u luajtën në fushatën e operacioneve.

32 milion pako beteje u fituan ndërsa 1,6 milion mjete luftarake u hodhën në terrent. Thika skaut ishte arma më vdekjeprurëre me 5.8 milion vrasje.

EA nuk ka dhënë detaje për numrin e kopjeve të shitura por analistët besojnë se kjo shifër ka arritur gjer tani 16.5 milion njësi. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>