Lojërat

Batman: Return to Arkham debutoi në PS4 dhe Xbox One

Oct 19 2016
0 Shpërndarje
Batman: Return to Arkham debutoi në PS4 dhe Xbox One

Return to Arkham,  i cili kushton $50, përmban versionet e përditësuara të brezit të fundit të lojërave Arkham Asylum dhe Arkham City, të cilat janë të zhvilluara nga Rocksteady. Të dyja përmbajnë grafika “të përmirësuara dhe të përditësuara”, ndërkohë që përfshijnë të gjitha DLC (përmbajtjet e shkarkueshme) të mëparshme për të dyja lojërat.

Return to Arkham u zhvillua nga Virtuous, të cilët më parë punuan në versionin për PS4 të Heavy Rain dhe kontribuan në Uncharted 4: A Thief’s End. Plus kësaj, kompania krijoi asete për Star Wars: The Force Awakens.

Dy lojërat e para të Batman Arkham grumbulluan pothuajse lavdërime unanime nga kritikët, vlerësimi i Arkham Asylum nga Gamespot tha: “Çdo gjë rreth kësaj loje – pamjet impresive, muzike marramendëse, aktrimi i zërit shumë i mirë, enigmat djallëzore, betejat e vështira – të bëjnë të ndihesh sikur është ndërtuar me dashuri nga një skuadër zhvilluese që është shumë e dijshme dhe pasiononte  rreth materialit burim.”

Ju mund të shikoni ndryshimet që janë bërë duke parë këtë trailer krahasues i cili paraqet  versionet krahpërkrah.

Loja e fundit për konsolë e Batman ishte Batman: Arkham Knight. Debutoi në qershor 2015 dhe raportohet se janë shitur 5 milion kopje. Edhe kjo lojë gjithashtu është zhvilluar nga Rocksteady, dhe me sa duket është loja e fundit bazë nga studioja, edhe pse javën e kaluar debutoi Batman: Arkham VR

Trajlerin mund ta ndiqni në këtë lidhje. (GameWorld Albanian)

Tags >

batman
Lajmet e fundit>