Android

Batman: Arkham Origins pritet të jetë falas për pajisje mobile

Oct 20 2013
0 Shpërndarje
Batman: Arkham Origins pritet të jetë falas për pajisje mobile

Sipas një lajmërimi të bërë gjatë fundjavës nga Warner Bros. Interactive, Batman: Arkham Origins do të ketë një version mobil falas për të luajtur, i cili pritet të dalë më vonë gjatë këtij viti.

Batman: Arkham Origins iu mundëson lojtarëve që të jenë si një Batman i ri, që grindet me vrasësit vdekjeprurës të Gotham-it, si në iOS ashtu edhe në Android.

Kjo lojë falas për t’u luajtur iu mundëson lojtarëve që të zhbllokojnë shumë përfitime teksa përparojnë gjatë lojës, duke përdorur paratë brenda lojës për të blerë, kostume të reja, unike. Përdoruesit të cilët posedojnë edhe versionin për konsollë të kësaj loje do të kenë qasje tek materiali ekskluziv përgjatë saj.

Loja ishte lajmëruar gjatë një paneli Arkham Origings në konferencën New York Comic, nga drejtori kreativ i Warner Bros, Eric Holmes dhe aktorët me zë që marrin pjesë, Roger Craig Smith dhe Troy Baer, të cilët luajnë Batman-in, respektivisht Joker-in.

I zhvilluar nga Warner Bros. në Montrela, Batman: Arkham Origins pritet të dalë më 25 tetor për PlayStation 3, Xbox 360, Wii U dhe PC. Loja ka një Batman më të ri që ballafaqohet me Maskën e Zezë, i cili ka punësuar tetë vrasës për ta hequr qafe atë. Ajo ndërtohet në të njëjtën lojë sikur titujt paraprak, Arkham Asylum dhe Arkham City.

Nuk ka ndonjë datë të lëshimit për versionin mobil të Arkham Origings; Warner Bros. Interactive thotë që versioni për iOS pritet të dalë në kohën kur lëshohet loja, ndërsa versioni për Android pritet të vijë gjatë fundvitit. (GameWorld Albanian)

Tags >

batman
Lajmet e fundit>