Lojërat

Batman: Arkham City

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Batman: Arkham City

Batman: Arkham City është një lojë aksion-aventurë, e zhvilluar nga Rocksteady Studios për Microsoft Windows, Play Station 3 dhe Xbox 360 dhe është seria e radhës e lojës së 2009 Batman: Arkham Asylum.

Loja karakterizohet nga historia e saj kryesore si dhe misionet shtesë të cilat kanë historitë e tyre. Historia kryesore zhvillohet rreth burgosjes së Batmanit në qytetin e Arkham, një super burg i ri pesë herë më i madh se Arkham Asylum.

Arkham City, është një botë e hapur ku përfshihen dhe elementet e fshehtësisë dhe luftës. Armët që zotëron Batman janë të njëjta me ato të numrit paraprak, por në sasi më të vogël duke e bërë vazhdimin e lojë më interesante dhe më të vështirë.

Batman gjithashtu zotëron edhe bazën e të dhënave të kriminelëve në qytet, si dhe përgjimin e telefonatave që bëhen dhe kontrollin e rrjetit të Internetit, dhe kësisoj ai është i aftë t’i gjej dhe t’i kapë kriminelët.

Risia më interesante e lojës është edhe përfshirja e karakterit të ri Catwoman, që ka historinë e saj në pika të veçanta të lojës. (GameWorld Albanian)

Më poshtë mund ta shihni trajlerin e kësaj loje:

Tags >

batman
Lajmet e fundit>