Lojërat

Batman: Arkham Asylum 3D, ide e mirë por …

Aug 27 2010
0 Shpërndarje
Batman: Arkham Asylum 3D, ide e mirë por …

Një prej fjalëve më të përdorura këtë vit në industrinë e lojërave është 3D. Dizajnerët dhe zhvilluesit janë duke kërkuar dhe shikuar lojëra në tre dimensione, për t’i ofruar konsumatorëve një përvojë më reale nga konzolat dhe kompjuterët e tyre.

Batman: Arkham Asylum, që është njëherësh edhe mbajtës i titullit të Librit të Rekordeve të Guinesë për titullin më të mirë të krijuar ndonjë herë për super hero, është ri paraqitur në një version “Loja e vitit” që përfshin edhe syze, për t’i mundësuar lojtarit që ta përjetojë në 3D.
Teknologjia, e quajtur TriOviz 3D, shfrytëzon thjerrëzat e ngjyrosura që zgjerojnë thellësinë e fushës së luajtjes por ruajnë ngjyrat origjinale të ambientit. Nuk kërkohet TV 3D apo konzolë 3D për të luajtur, dhe sipas TriOviz imazhet gjithashtu mund të shihen në 2D pa syze.

Pavarësisht ofrimit të katër hartave të reja për sfida më interesante, forma e luajtjes mbetet e njëjtë sikurse ajo që ishte shpalosur në vjeshtë të vitit 2009. Batman e gjen vetën sërish të mbyllur në Arkham Asylum nga Joker dhe është në duart tuaja që të udhëhiqni mbretin e errësirës për të luftuar me keqbërësit kriminel dhe super të fuqishëm të qytetit Gotham.

Duhet theksuar se përfshirja e 3D-së nuk ka shtuar ndonjë gjë të re në tipin e luajtjes. Efektet në shumicën e rasteve janë të limituara për të krijuar prapavija që të duket e largët apo për të ofruar thellësi më të madhe në valët e betejave në të cilat gjendet Batman.

Pasi që loja mund të luhet edhe në “Detective Mode”, ku çdo gjë paraqitet si e hirtë, me theksime për elemente të rëndësishme dhe persona keqbërës – ruajtja e ngjyrës në 3D nuk është një element kyçës në shitje.

Gjithashtu ka lëvizje në lojë ku sytë nuk do të mund të fokusohen në subjektin përkatës. Gjersa Batman po fliste me një rojtar, të dy figurat u bënë të turbullta, dhe pjesa e largët u bë pika e fokusimit. Pasi kalohet ky mision dhe luhen disa misione tjera të hershme, sinqerisht më mirë është të ndalni luajtjen se sytë do t’ju lodhen dhe koka do të fillojë t’ju dhemb.

Elementi 3D dhe hartat shtesë janë pozitive, nëse nuk shikoni drejt titullit origjinal. Ka disa gjëra atraktive për shkak të 3D-së në ambient dhe në grafik, por kjo mund të jetë tmerrësisht negative në disa raste. 3D-ja të themi që punon, por nuk është diçka që ndryshon lojën: lakuriq që fluturojnë drejt jush nga ekrani nuk ka.

Nëse e keni origjinalin, ruajeni!. Por nëse dëshironi versionin 3D që është paraqitur tani, bëhuni gati për pauza të shumta për të mos i dëmtuar sytë.

 

Lajmet e fundit>