Lojëra Facebook

Bashkë-themeluesi i Zynga-s largohet nga ndërmarrja pas 6.5 vitesh ndihmë ndaj saj

Oct 18 2013
0 Shpërndarje
Bashkë-themeluesi i Zynga-s largohet nga ndërmarrja pas 6.5 vitesh ndihmë ndaj saj

Justin Waldron, i cili është njëri nga bashkë-themeluesit e gjigantit të lojërave mobile Zynga, është duke u larguar nga ndërmarrja gjashtë vite e gjysmë pas ndihmës së dhënë në krijimin e lojës së vet të parë dhe që ndihmoi në shkallëzimin e biznesit të tij.

Waldron në Facebook lajmëroi që “është koha të lë Zynga-n dhe të nisi ndërmarrjen time sërish,” ndonëse ai nuk ka dhënë hollësi se çfarë do të bëjë në vijim.

Sipas asaj që tregoi në Quora, Waldron u fut në Zynga pasi i ishte kërkuar nga Eric Schiermeyer dhe Mark Pincus për të ndërtuar një lojë Poker, e cila përfshinte elemente sociale. Duke ndjekur suksesin e tij të hershëm, ndërmarrja u zgjerua në më tepër zhanre dhe që çuan që Waldron të largohet nga shkolla për të punuar atje në kohë të plotë. Waldron është e qartë që është invesitor po ashtu.

Sipas profilit të listave të tij në Angel, ai ka vendosur para në InstantCab, RedHotLabs, YourMechanic, Momentum Machines dhe Delectable. (GameWorld Albanian)

Tags >

zynga
Lajmet e fundit>