Lajme lojërash

Babai hakon Donkey Kong që vajza e tij të luajë si një femër

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Babai hakon Donkey Kong që vajza e tij të luajë si një femër

Një baba hakoi Donkey Kong në mënyrë që vajza e tij 3 vjeçare të lunate si Pauline për të shpëtuar Marion.

Mike Mika është një krijues lojërash, dhe sa po pa që vajza e tij u zhgënjeu kur nuk mund të zgjidhte personazhin femër për të luajtur, ai thjesht e “rregulloi” këtë detaj të lojës klasike në mënyrë që Pauline tani të ishte e disponueshme.

Gjithashtu në krye të ekranit u vendos një P në vend të M.

“Vajza ime 3 vjeçarë dhe unë luajmë shumë lojëra”, shkruajti Mika në kanalin e tij në YouTube. “Loja e saj e preferuar është Donkey Kong. Dy ditë më parë ajo më kërkoi nëse mund të luante si vajza për të shpëtuar Marion. Ajo ka luajtur si Peach te Super Mario 2 dhe natyrisht supozoi se mund të bëntë të njëjtën gjë në Donkey Kong. I thashë që këtë gjë nuk mund ta bëntë te kjo lojë dhe me sa duket kjo gjë vërtet e mërziti. Atëhere çfarë tjetër duhet të bëj? Tani jam zgjuar në mes të natës duke hakuar ROM-in për të zëvendësuar Marion me Pauline.” (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>