Lajme lojërash

Azir është heroi i ri i lojës se famshme strategjike League of Legends

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Azir është heroi i ri i lojës se famshme strategjike League of Legends

Në pak javë pas prezantimit te personazhit Gnar, Riot ka vendosur që të prezantojë edhe një hero të ri në lojën e saj League of Legends. Emri i tij është Azir dhe mban titullin Perandori i Rërës. Mënyra e organizimit të këtij heroi mund të gjendet e plotë në faqen e heronjve të LeagueofLegends.com.

Azir është një magjistar, i cili ka si magji kryesore thirrjen e ushtarëve Shuriman në fushën e betejës. Veprimi kryesor i këtyre ushtarëve është sulmimi i armikut. Pikët e sulmit të ushtarëve janë të njëjta me të heroit, gjë e cila e bën Azirin Perandorin e Rërës një nga magjistarët më të fuqishëm në lojë.

Ushtarët Shuriman mund të kontrollohen nga lojtari nëpërmjet komandave me mausin e djathtë. Riot shpjegon që edhe në qoftë se Azir është në moment vrapimi, lojtari përsëri mund të kontrollojë ushtarët Shuriman.

Për informacione më të detajuara për heroin vizitoni këtë link. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>