Lajme lojërash

Australia më në fund aprovon lojërat +18

Jun 22 2012
0 Shpërndarje
Australia më në fund aprovon lojërat +18

Australia së shpejti do të jetë në gjendje të blejë lojëra për +18 vjeç. Pavarësisht se ajo ofron filma për të rritur për mbi 18 vjeç, rangu më i lartë për lojëra ka qenë M15+. Kjo ka ndaluar shitjen e shumë lojërave, për shkak të përmbajtjes që nuk ishte në përputhje me ligjet vendase.

Left 4 Dead 2 shërben si një shembull i paharrueshëm, duke u ndaluar deri sa Valve hoqi pamje të njerëzve të vdekur në mënyra të tmerrshme dhe heqjen e kokës si dhe shumë elemente tjera të përgjakshme. Gjithashtu, edhe loja Syndicate ishte e ndaluar pasi nuk mundi të përmbushë klasifikimin për M15+, duke bërë që kompania EA të kritikonte klasifikimin australian për të qënë më e rreptë me lojërat se sa me format e tjera të argëtimit si librat apo filmat.

Kjo është pikërisht atë që po bën legjislacioni australian, se kategoria +18 do të informojë konsumatorët, prindërit dhe audiencën se cilat lojëra nuk janë të përshtatshme për të miturit dhe do të parandalojë shitjblerjen e materialeve të papërshtatshme. Ky projekt sigurisht do të mirëpritet nga të rriturit në të gjithë Australinë, por klasifikimi i ri do të nisë më 1 janar, 2013. (GameWord Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>