Lojërat

Assassin’s Creed

Jul 12 2012
0 Shpërndarje
Assassin’s Creed

Assassin’s Creed është një lojë histore që ka fituar shumë çmime. Kjo lojë është aksion-aventurë në një botë të hapur dhe fshehtësi e zhvilluar nga Ubisoft Montreal për Play Station 3, Xbox 360 në 13 nëntor, 2007 dhe Microsoft Windows në 8 prill, 2008. Historia e lojës vendoset gjatë Kryqëzatës së Tretë (Third Crusade), dhe ku në qëndër vendoset një sekt i njohur si Urdhëri Sekret of Hashashin (Secret Order of Hashashin), sekt vrasësish (Assassins).

Lojtari në të vërtetë kontrollon një lojtar në ditët tona të quajtur Desmond Miles, të cilit përmes përdorimit të një makinerie të quajtur “Animus”, i jepet mundësia të shikoj dhe kontrolloj memorjet gjenetike të paraardhësve të tij, në këtë rast, Altaïr ibn-La’Ahad, një anëtar i sektit të Assassins.

Përmes kësaj pajisje, shfaqet një botë në luftë midis Kalorësve të Templarit (Knights Templar) dhe Assassins, rreth një artifakti të quajtur “Piece of Eden”, një artifakt i lashtë që përdorej për të kontrolluar mendjet. Loja në fillim merr pjesë gjatë Kryqëzatës së Tretë në Tokën e Shenjtë (Holy Land) në 1191. Loja ka marrë shumë komente të mira dhe ka fituar shumë çmime në E3 në 2006.

Qëllimi kryesor i lojës është të kryej disa vrasje, të urdhëruara nga Al Mualim, lideri i Assassins. Për të arritur objektivin e tij, lojtarit i duhet të udhëtoj përmes Tokës së Shenjtë në tre qytete, Jeruzalem, Acre dhe Damascus, për të kryer misionet e tij. Gjithashtu, lojtari mund të kryej edhe misione shtesë rreth qyteteve, siç janë hipja mbi kulla për të zgjeruar hartën e tij, të shpëtoj qytetarë etj. Misionet përfshijnë, arratisjen, marrjen në pyetje të të tjerëve, vjedhjen fshehurazi dhe normalisht vrasjen e personave të urdhëruar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>