Lojërat

Assassin’s Creed: Revelations

Jul 18 2012
0 Shpërndarje
Assassin’s Creed: Revelations

Assassin’s Creed: Revelations është një lojë historike aksion-aventurë në një botë të hapur dhe fshehtësi e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft.

Ajo doli në treg për Play Station 3 dhe Xbox 360 në nëntor 2011, dhe për Microsoft Windows në dhjetor 2011. Është instalimi i 4-të në seritë e Assassin’s Creed dhe kapitulli i fundit në “Trilogjinë e Ezios”.

Loja është një vazhdim direkt i Assassin’s Creed: Brotherhood, me të tre protagonistët e lojërave të kaluara Ezio Auditore da Firenze, Altaïr ibn La-Ahad, dhe Desmond Miles që kthehet si protagonisti kryesor.

Revelations karakterizohet nga të tre protagonistët kryesorë deri tani: Ezio Auditore da Firenze, Altaïr ibn La-Ahad, dhe Desmond Miles.

Pjesa kryesore e historisë e dërgon Ezion në Konstandinopolin e vitit 1511. Një pjesë e regjionit, Capaddocia, gjatë rilindjes së Perandorisë Romake, është e pushtuar totalisht nga Templarët dhe Masyaf, ku ndërtesa e Vrasësve (Assassins) ndodhet në të cilën Ezio udhëton në fillim të lojës.

Ai zbulon se Altaïr ka kyçur brenda fortresës një artifakt të lashtë i cili thotë se është një armë e fuqishme që mund t’i japë fund luftës Vrasësve-Templar përgjithmonë, dhe i ka fshehur këta çelësa në Konstandinopol.

Ezio i përdor këto relike të “Qytetërimit të Parë” që përmbajnë memorje të Altaïr duke përjetuar përvojën e tij, gjatë së cilës lojtari kontrollon Altaïr. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>