Lajme lojërash

Asphalt OverDrive e disponueshme për tu shkarkuar për Android, iOS dhe Windows Phone

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
Asphalt OverDrive e disponueshme për tu shkarkuar për Android, iOS dhe Windows Phone

Gameloft, prodhuesi i njohur i video lojërave, ka krijuar një produkt të ri të quajtur Asphalt Overdrive i disponueshëm për Android, iOS dhe Windows Phone tashmë. Asphalt Overdrive, i cili fillimisht u prezantua gjatë eventit E3 në qershor, është një lojë pasazh i garave me makina ku lojtarët duhet të kompletojnë misionet në mënyrë që të përdorin makina të reja dhe pista të reja.

Loja sjell epokën e viteve 80 duke bërë të mundur që lojtarët të konkurrojnë më miqtë e tyre, të ndiqen nga makinat e policisë, të sfidojnë bosët e tyre dhe të performojnë manovra. Po ashtu mund të rregulloni makinat duke i bërë më të shpejta.

Modaliteti me shumë lojtarë bën të mundur lidhjen e disa lojtarëve përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe Google+ për tu luajtur në turne të ndryshme. Lojtarët mund të luajnë në sfida javore, sfida me limit kohor, ndaj bandave si dhe në evente dhe liga të ndryshme.

Kontrollerët e Asphalt Overdrive janë të limtuara vetëm me anë të gjesteve. Video loja po ashtu sjell disa blerje brenda saj ku përdoruesit mund të blejnë përmirësime për makinat e tyre së bashku me ca para që I fitojnë duke kryer misionet. Asphalt Overdrive është e disponueshme për tu shkarkuar në Google Play, App Store dhe Windows Phone Store. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>