Lojërat

Artisti kthen League of Legends në dyluftime në 2D

May 20 2014
0 Shpërndarje
Artisti kthen League of Legends në dyluftime në 2D

League of Legends mund të mos ketë shumë gjëra të përbashkëta me personazhin tuaj të parapëlqyer të dyluftimeve në 2D, por loja shumë e popullarizuar online përmban lloje të ndryshme të kampionëve, që ishte gjë e mjaftueshme për ta nxitur artistin nga Brazili, Iury Padilha, që ta ri-mendojë lojën në një stil më luftarak.

Padilha së fundi ngarkoi fotografi në llogarinë e tij DeviantArt që shfaqin karakteret e League of Legends duke u përleshur në stilin e skenave të dyluftimeve në Street Fighter. Ndonëse Padilha personazhet i ka bërë të ndikuar nga seritë e animuara japoneze, ai ka bërë një punë të shkëlqyer në përkthim të kampionëve nga njëri medium në tjetrin.

Edhe më mbresëlënëse janë prapavijat të cilat i ka përgatitur Padilha, që paraqesin skena të vogla nga fushëbetejat e ndryshme të League of Legends. Ju mund të gjeni më tepër për përpjekjet e Padilha-s duke e vizituar faqen e tij në DeviantArt, ku mund ta shihni edhe foton e mësipërme në një cilësi më të lartë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>