Lojërat

Arrestohen dy anëtarë të grupit përgjegjës për hakimin e rrjeteve të Xbox Live dhe PS4, Lizard Squad

Oct 10 2016
0 Shpërndarje
Arrestohen dy anëtarë të grupit përgjegjës për hakimin e rrjeteve të Xbox Live dhe PS4, Lizard Squad

Dy adoleshentë të grupit të hakerave Lizard Squad përgjegjës për sulmin ndaj rrjeteve të PlayStation dhe Xbox Live në fund të 2014-tës janë arrestuar nën akuzën e krimeve kibernetike janë e kaluar.

Lajmi i publikuar në formën e një dalje për shtyp u publikua nga Polygon. 19 vjeçarët Zachary Buchta dhe Bradley Jan Willem Van Rooy u arrestuan gjatë Shatorit. Butcha kishte nënshtetësi amerikane ndërsa Van Rooy Hollandeze.

Arrestimet erdhën pas një hetimi të gjatë nga autoritetet amerikane në një uebfaqe e cila irritonte njerëzit me telefonata të shumta kundrejt një pagese.

Xbox Live dhe PS4 dolën offline gjatë Krishtlindjeve të 2014-tës me Lizard Squad gati të merrte përgjegjësinë saherë që një sulm realizohej. Arrestime të tjera lidhur me çështjen ishin realizuar nga autoritetet Britanike gjatë Gushtit të vitit të kaluar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Lizard
Lajmet e fundit>