Lajme lojërash

Arnimi për GTA Online vjen për PS3, së shpejti pritet të vijë për Xbox 360

Oct 5 2013
0 Shpërndarje
Arnimi për GTA Online vjen për PS3, së shpejti pritet të vijë për Xbox 360

Rockstra Games tha që pret që përditësimi i lojës GTA Online të vijë gjat ë kësaj fundjave për Xbox 360. Përditësimi synohet të adresojë disa çështje, të cilat janë të listuara këtu.

Rockstar Games të premtennë fakt ka bërë lëshimin e përditësimit të GTA Online për PlayStation 3. Zhvilluesit për momentin janë duke punuar që ta përgatisin atë për Xbox 360 “sa më parë që të jetë e mundur”. Vrima dhe probleme të shumta do të mund të arnoheshin mbase këto dy ditë”- tha gjatë ditës së djeshme Rockstar Games.

“Ne për momentin jemi duke punuar në një përditësim të titullit për PlayStation 3 dhe Xbox 360 për të adresuar problemet e zakonshme të raportuara për GTA Online,” tha zhvilluesi në një përditësim në uebfaqen e tij. “Ne shpresojmë që ta kemi atë gati për shkarkim që nesër.” Forma për shumë lojtarë e GTA Online për Grand Theft Auto V – është rrethuar me probleme të shumta që nga lëshimi i vet të martën. Në disa raste, lojtarët nuk kanë qenë në gjendje që të kenë qasje aspak në këtë formë.

Gjatë të enjtes, Rockstar largoi mikro-transaksionet nga GTA Online. Problemet në lëshim për GTA Online ishin pritur. Përpara lëshimit të bërë javën e kaluar, Rockstar tha që lojtarët duhet të presim “dhimbje të shtuara”, duke përfshirë ngecje, çalime, “vrima të krisura” dhe forma të lojës dhe mekanizma që kanë nevojë për ri-baraspeshim. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>