Lojërat

Aqua GT

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Aqua GT

Aqua GT është një lojë me gara në ujë e krijuar nga East Point Software LTD dhe e publikuar nga Take-Two Interactive dhe doli për Dreamcast më 22 dhjetor 2000 dhe PlayStation më 26 janar 2001.

Aqua GT ka 3 lloje modelesh: Kampionat, Arcade si dhe lojën me 2 lojtarë. Kampionati është lloji kryesor në të cilin duhet të avancosh në kampionatet bronz, argjend dhe ar.

Në Arcade duhet të kryesh një kohë më të shpejtë se sa e ka vendosur loja, ndërsa në atë me 2 lojtarë ekrani ndahet më dysh dhe 2 persona ndeshen midis tyre. Loja ka 50 gara dhe një variacon shumë të madh motorrash uji, si dhe prototipe të tjera të krijuara nga vetë loja. Ka gjithsej 5 anije si fillim dhe gjatë progresit të lojës hapen akoma 15 të tjera.

Të gjitha anijet ndryshojnë në shpejtësi, nisje dhe kontroll. Garat zvhillohen në kanale të qyteteve të mëdha si Londra, Venecia, Parisi, Tokio, Amsterdam dhe Nju Jork.

Në secilën garë mund të vendosësh vetë kushte atmosferike si ditë apo natë si dhe gjithashtu efektet e motit. (GameWorld Albanian)

Tags >

Aqua GT
Lajmet e fundit>