iOS

App Store shton edhe seksionin e ndarë në grupmosha “Lojëra për Fëmijë”

Jan 13 2015
0 Shpërndarje
App Store shton edhe seksionin e ndarë në grupmosha “Lojëra për Fëmijë”

Kompania Apple në vitin 2013 ka shtuar në App Store seksionin e dedikuar ndaj fëmijëve (“Kids Section”), por sot ajo ka shtuar në të edhe një nënseksion “Lojëra për Fëmijë” ( “Games for Kids”). Ashtu si edhe seksioni mëmë, Apple e ka ndarë atë në tre kategori për moshat e ndryshme. Klasifikimet fillojnë me grupmoshat 5 vjeç e poshtë, 6-8 vjeç si dhe 9-11 vjeç.

Gjithashtu gjiganti Apple po drejtohet edhe drejt librit “Family Time with Apps” në sektorin e ri të krijuar nga qendra Joan Goanz Cooney Center me qëllim që “të ndihmojë prindërit të kuptojnë më mirë varietetin e mënyrave që aplikacionet mund të suportojnë zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve si dhe mësimin, komunikimin dhe ndërlidhjen e tyre në familje.”

Apple e festoi kategorinë e re për fëmijët në një njoftim për shtyp në të cilën u lajmërua një vit plot thyerje rekordesh dhe një fillim i mbarë i vitit të ri.(GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>