Lajme lojërash

Aplikacioni “Tiny Games” përfshin lojërat botërore në telefonin tuaj

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Tiny Games” përfshin lojërat botërore në telefonin tuaj

“Tiny Games” është një apklikacion që i lejon përdoruesit të luajnë lojëra me shokët e tyre, pavarësisht se ku ose me kë janë ata.

I dizajnuar nga zhvilluesi Hide&Sick, aplikacioni i smartfonit sugjeron lojën ideale për tu luajtur bazuar nga përgjigjet që përdoruesi i jep pyetjeve rreth kompanisë së tyre.

“Ne po sjellim të gjitha llojet e lojërave që ju mund të mendoni si: lojërat me ndjekje, lojërat me njerëz, lojërat me fjalë, lojërat kreative, lojërat me blerje, strategjike, me histori dhe shumë e shumë të tjera”, shkruan kompania në faqen e saj.

Përdoruesve thjesht do t’iu duhet të lexojnë disa fjali rreth shpjegimeve mbi një lojë specifike.

Ata gjithashtu pajisjen me të gjitha mjetet dixhitale për të luajtur mbi një ekran dhe gjithashtu mund të regjistrojnë ecurinë e tyre mbi këtë lojë.

Kur të lançohet, aplikacioni do të ketë vetëm disa ambiente loje, ndërkohë që shtesa të tjera funksionale do ti shtohen. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>