Lojërat

Aplikacionet për Windows mund të punojnë në Xbox, por vetëm ato që i aprovon Microsoft-i

Apr 5 2014
0 Shpërndarje
Aplikacionet për Windows mund të punojnë në Xbox, por vetëm ato që i aprovon Microsoft-i

Kur Microsoft lajmëroi gjatë të mërkurës që aplikacionet universale të Windows-it do të mund të përdoreshin në Xbox One, dukej gjë e cila kuptohej lehtë. Një zhvillues me lehtësi do të mund ta rregullonte aplikacionin e Windows ose Windows Phone që të punonte në Xbox. Në fakt, nuk është saktësisht kështu. Në konferencën Build, zëvendës presidenti i korporatës në Platformën e Zhvilluesve dhe grupit e Evangjelistëve, Steven Guggenheimer , bisedoi pas konferencës me redaktorë të Engadget.com për të treguar më konkretisht se si do të punojë ky aplikacion universal në Xbox.

Në fakt, Xbox ende do të jetë një platformë më e kuruar (më tepër se sa Windows ose Windows Phone), ku skuadra e Xbox-it pritet të vendos nëse diçka arrin të futet në konsollë. Për më tepër, Microsoft ende e ka fjalën e fundit se a do të lihet pas kyçit një aplikacion prapa një abonimi të Xbox Live Gold. Kështu, nuk do të ndodh që befas do të shohim shumë aplikacione të Windows-it të ripaketuara për Xbox. “Terry Myerson tregoi për Xbox-in sepse teknikisht ju mund ta bëni atë,” tha Guggenheimer. Në fakt, prezantimi i bërë gjatë të mërkurës në konferencën Build ishte kryesisht rreth zhvillimit të aplikacioneve për PC, tabletë dhe telefonë. Kështu që këto janë vendet ku mund të pritni që të jenë aplikacione universale. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>