Lajmet

Aplikacionet më të mira për PlayStation Vita

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Aplikacionet më të mira për PlayStation Vita

PlayStation Vita, seria e dytë e Sony në tregun e lojërave që luhen në dorë (hendheld), karakterizohet nga një ekran 5 inçësh me prekje OLED, 2 kamera (një para dhe një prapa), një komandim analog nga të dyja kahjet që është i lehtë për t’u mbajtur në dorë dhe që e bën PS Vita-n unik në llojin e vet. PS Vita, përveç anës harduerike, dhe nga ana softuerike është goxha e mirë. Ka gjithashtu, edhe një numër të madh aplikacionesh të cilat zgjerojnë funksionet e PS Vita përtej sferës së lojërave.
PS Vita ka ndërtuar disa aplikacione si Near (aplikacioni social në rrjet i Sony-t) dhe Party (një aplikacion që mundëson komunikimin me tekst dhe video midis përdoruesve në rrjet të Sony PlayStation), por është pjesa e tretë e aplikacioneve që i intereson shumicës së përdoruesve, që janë lojërat fantastike të saj dhe që pritet që gjatë 2012-tës të ketë një gamë akoma e më të gjërë lojërash. Më poshtë po japim disa nga aplikacionet më të përdorura në PS Vita:

Facebook: Rrjeti më i famshëm social vjen për Sony PS Vita në një formë aplikacioni falas që ju lejon të qëndroni të lidhur me familjen, shokët, dhe të afërmit. Një program që ja vlenë të shkarkohet, pasi është falas, nëqoftëse jeni fans i Facebook-ut.

Foursquare: Foursquare gjen vendndodhjen e bazuar në rrjetin social (Facebook, Twitter etj.) dhe kontrollon shërbime nga desktopët dhe smartfonët për në PS Vita si një aplikacion plotësisht falas dhe që është një nga pjesët më të mira të softuerëve, përveç lojrave, deri më sot.

Netflix: Ky program i PS Vita ofron një pamje të qetë dhe fantastike të videove në harduerin e Sony-t, megjithëse butonët e vegjël virtual mund të jenë të bezdisshëm dhe duhet të përgatiteni për bllokime të rastit. Mund të shikoni video të ndryshme, filma apo çdo gjë tjetër në një cilësi fantastike. Një aplikacion që mund të shkarkohet falas por kërkon një pagesë prej 7.99$ në muaj për shërbimin.

Point Park: Point Park, një aplikacion falas, transformon PS Vitan në një tabelë ku mund të vizatosh, pikturosh apo të marrësh imazhe të bëra nga PS Vita dhe t’i modifikosh ato sipas dëshirës. Gjithashtu, Poin Park krijon mundësinë e një kompeticioni ku pjesëmarrësit konkurrojnë ndërmjet tyre rreth vizatimeve të bëra me Point Park.

Skype: Versoni Skype i PS Vita përkrahë si komunikimin me tekst dhe me video, dhe mund të bëjë telefonata, ashtu si edhe versionet desktop. Ndërsa komunikimi është një karakteristikë e mirë, sistemi i menusë dhe mungesa e zgjedhjes është diçka jo shumë pozitive për të. Gjithsesi, nëqoftëse nuk keni një smartfonë me kamera para, Skype për Vita është shumë i dobishëm për të bërë thirrje me video. Ky version gjithashtu është falas. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>