Android

Aplikacione të rreme të Flappy Bird janë duke e infektuar Android-in me softuer keqdashës

Feb 14 2014
0 Shpërndarje
Aplikacione të rreme të Flappy Bird janë duke e infektuar Android-in me softuer keqdashës

Disa ditë pas largimit të Flappy Bird nga dyqanet për aplikacione për iOS dhe Android, një varg i aplikacioneve të ngjashme me të kanë vërshuar te dy dyqanet përkatëse. Derisa shumë janë të padëmshme, blogjet e sigurisë janë duke raportuar që versionet e lojës të cilat janë të mbushura me softuerë keqdashës janë duke u shfaqur në tregjet alternative të Android-it.

Versionet keqdashëse të lojës duken sikur Flappy Bird origjinal, duke përfshirë të njëjtën ikonë të aplikacionit dhe të njëjtën mënyrë të luajtjes. Sidoqoftë, aplikacionet e infektuara në të vërtet janë duke u përpjekur që të marrin në dorë mundësinë e pajisjes suaj për të dërguar dhe pranuar porosi tekstuale në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet nga numrat premium të dërgimit të porosive.

“Të gjitha versionet e pavërteta që kemi parë deri tani janë abuzues të shërbimeve premium – aplikacione që dërgojnë porosi tek numrat premium, duke shkaktuar kështu shpenzime të padëshiruara për kushtet e faturimit të viktimës,” raportoi blogun për siguri, TrendLabs. Aplikacionet e infektuara janë të përhapura posaçërisht në tregjet alternative ruse dhe vietnameze të aplikacioneve, thuhet në blog. Blogu i sigurisë i Sophos, Naked Security, raportoi për mashtrime të ngjashme që provonin të trukonin përdoruesit në numra premium për dërgim të porosive duke thënë që “versioni i përkohshëm ka skaduar”, duke iu kërkuar atyre që ta aktivizojnë versionin e plotë përgjatë porosive tekstuale.

“Mbani në mend që Flappy Bird ishte falas, pa ndonjë afat skadimi ose para për të paguar: autori ka bërë paratë e tij nëpërmjet reklamave të shfaqura në lojë, jo duke e shitur aplikacionin,” thuhet në blog. Naked Security paralajmëroi përdoruesit e Android-it që të mbrojnë vetveten duke qenë të kujdesshëm kur shkarkojnë aplikacione nga dyqane alternative të Android-it dhe të instalojnë softuer për siguri ose antivirus në pajisjet e tyre. Android-i vetvetiu parandalon përdoruesit nga shkarkimi i aplikacioneve nga tregjet e palës së tretë; përdoruesit mund ta mbrojnë veten duke e mbajtur të lëshuar këtë opsion i cili ndodhet tek Settings – Security. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>