Lojërat

ant fitojnë GameWorld Online Tournament 2011

Jan 8 2011
0 Shpërndarje
ant fitojnë GameWorld Online Tournament 2011

Ekipi vushtrrias ant, është dhe fituesi i turneut online i organizuar nga forumi GameWorld.al, “GameWorld Online Tournament 2011”.

Pas një rruge të gjatë të të dy ekipeve, çaste më parë përfundoi dhe finalja e madhe e këtij eventi fantastik.
Ishte me të vërtetë një finale e bukur ku pati një ndeshje që deri në fund nuk u zbulua dhe fituesi.

Fillojmë dhe pak për historinë e shkurtër nga dy ekipet, rrugëtimi i tyre deri në finale dhe si u zhvillua finalja e madhe:

• Ekipi i OVER deri tek finalja pati shumë punë të vështirë. Filloi me në grupin A, ku quhej dhe “grupi i vdekjes” së bashku me xteam, blackbox, dhe select.
Ndeshja e parë ishte ndaj select ku ata arritën ti mposhtnin të rinjët e select me 16-12.

Më pas ata dështuan dhe bënë humbjen e parë në turne nga xteam me 16-14, por kjo nuk tha se OVER nuk do të vazhdonin deri këtu ku mbërritën.
Në lojën e fundit ku ata do të përcaktonin se a do të vazhdonin për në 1/8 e finales apo jo, mblodhën trurin në një i gjithë ekipi dhe mposhtën ekipin e blackbox me 16-5 për të dalë nga faza e grupeve si të parët.

1/8 e finales për OVER doli të jetë një tjetër sfidë, të quajtur MiKRO. Ata dhe pasi humbën mapën e parë nuk u dorëzuan dhe arritën të fitonin 2 mapat e ardhshme për të kaluar drejtë gjysmëfinales me 2-1 në mapa.

Edhe gjysmëfinalja ishte një tjetër sfidë e fortë ku kishin përballë ekipin që e kishin dhe në grupe, blackbox. Edhe kjo ndeshje ishte pothuajse e njejtë me atë ndaj MiKRO dhe arritën vetëm pas humbjes së mapës së parë të fitonin ndeshjen, ku dhe në fund rezultati tregoi 2-1 në favor të OVER dhe ata ishin finalistët e parë të turneut GameWorld Online Tournament 2011.

 

• Ekipi i ant në fillim kishin një detyrë tjetër për të bërë, për të fituar kualifikimet e më pastaj për të zënë vend në grupet e turneut. Atë gjë e bënë për mrekulli dhe dolën si më të mirët e kualifikimeve. Më pastaj pasi morrë biletën për më tej ata u vendosën në grupin D, në një grup me ekipe shumë të forta si mTEAM, AoW e DiDA.
Më pas ata filluan ata dhe ndeshjet tjera fantastike që treguan në grupe.

Ndeshja e parë në grupe ishte ndaj ekipit AoW, por jo dhe me shumë lehtësi ata arritën të siguronin 3 pikët e para me rezultat 16-13.

Ata vazhduan me një ndeshje fantastike ndaj DiDA, por që në fund nuk arritën të konkretizonin fitoren pasi humbën me një rezultat shumë të ngushtë prej 16-14.
Ndeshja e fundit në grupe që u siguroi dhe vend për në 1/8 ishte fitorja ndaj mTEAM me shumë lehtësi ku dhe në fund rezultati tregoi 16-7 në favorin e tyre.
Por pas gjithë atyre sfidave interesante në grupe, ky ekip tregoi se meritonte të ishtë në 1/8 e finales por edhe më tej.

Në lojën e parë të 1/8 e finales ata do të përballeshin me Lansports. Ekipi ant ishin shumë shumë të fortë dhe arritën të siguronin biletën e madhe për në gjysmëfinale pas fitores me 2-0 në mapa.
Në gjysmëfinale i priste ekipi nga Shqipëria, Notalents. Notalents filluan vrullshëm duke i mposhtur ant në mapën e parë, por të rinjtë nga Vushtrria u kthyen shpejtë në lojë dhe fituan 2 mapat e ardhshme për të ju bashkuar ekipit OVER në finale.

Pasi pamë këto 2 histori përmbledhëse për 2 ekip finaliste, është rradha të ju tregoj se si ka rrjedhur dhe finalja e madhe:

Filloi gjithëçka në mapën e parë të caktuar, de_dust2. Pas fitimit të kinfe-round nga OVER, ata zgjodhën që të ishin si të parët (tt) e ant (ct). Ishte një pjesë e parë fantastike pasi pas çdo çasti secili ekip kalonte me rezultat përmbi ekipin tjetër. Kështu përfundoi dhe pjesa e parë ku i dha 8 pikë ekipit ant dhe 7 atij të OVER. Pas ndërrimit të anëve ekipi i OVER nuk arriti në merr më shumë se 5 runda duke i dhuruar 8 ant që ishin të mjaftueshëm për fitimin e mapës së parë me rezultat 16-12 dhe të shëndrronte rezultatin 1-0 në mapa.

Mapa e dytë që do të vendoste se ekipi i OVER do të barazonte rezultatin apo ekipi i ant do të ishte fituesi i kësaj finale ishte de_inferno. Kësaj rradhe ekipi i ant pasi fituan knife-round zgjodhën që të ishin si (ct) e aj i OVER (tt). Ishte e ngjajshme me pjesën e parë që u luajt në de_dust2, por vetëm se pas përfundimin të pjesës së parë OVER ishin ata që kishin fituar 8 runda e ant vetëm 7. Nga përparësia si (tt) ekipi i ant ishin shumë të fortë dhe grumbulluan 9 rundat e duke i lënë vetëm 6 ekipit të OVER, për tu bërë fituesit e turneut online me rezultat të përgjithshëm 16-14 apo 2-0 në mapa.

Edhe pse nga votat e disa anëtarëve ishin 75% për ekipin e OVER, ato nuk dolën të ishin të sakta, por megjithëatë ekipi i OVER ishin mjaftë të suksesshëm që ishin pjesëmarrës në këtë finale madhështore. Poashtu edhe ekipi i ant ishte një ekip mjaft i fortë në këtë turne dhe atë po e vërteton nga dita në ditë.

Renditjet përfundimtare të GameWorld Online Tournament 2011:

1. ant – 50% ulje të çmimit në eventin e ardhshëm LAN
2. OVER
4. Notalents
4. blackbox[/size]

Lajmet e fundit>