Lajme lojërash

Angry Birds vjen me temë të Star Wars

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Angry Birds vjen me temë të Star Wars

Fansat e Angry Birds po presin versionin e ri me temë të Star Wars, traileri i cili doli në Youtube.

Në gjysmën e parë të trailerit bëhet fjalë rreth Zogut Luke Skywalker, i cili po mundohet ta impresionojë princeshën Leia me aftësitë e tij. Por Leia tregon shenja mërzie, dhe pastaj fillon aksioni galaktik.

Niveli i parë është në boten e Luke të quajtur “Tatooine”, e cila sulmohet nga perandoria e derrave të këqinj me “light sabre të tyre”.

Në Angry Birds Star Wars, zogjtë kanë personalitetet e Luke, Leia, Han dhe Chewie të cilët luftojnë kundër Darth Vader dhe perandorinë e tij.

Loja do të kombinojë karaktere të njohur të Star Wars bashkë me lojën tradicionale të Angry Birds. Ky version pritet që të vije më 8 Nëntor.

Angry Birds Star Wars do të jetë i gatshëm për iOS, Android dhe Amazon Kindle Fire, PC, Windows Phone, Mac dhe Windows 8. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>