Lajme lojërash

Angry Birds Trilogy vjen në Wii U dhe Wii

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Angry Birds Trilogy vjen në Wii U dhe Wii

Activison publikuesi amerikan i lojrave, dje njoftoi se Angry Birds Trilogy gjatë vitit 2013 do të dal edhe për konsolat Wii U dhe Wii.

Ky kompilacion i trilogjisë me 28 shtator 2012 doli për konsolat PlayStation 3, Xbox 360 dhe 3DS dhe për katër muaj arriti rezultate shumë të mira shitjeje – një milion copë të shitura.

Shefat e kompanisë Rovio janë shumë të kënaqur me këto rezultate dhe janë të kënaqur që “Zogjtë e zemëruar” me sukses e kanë kryer tranzicionin në platformat tjera.

Ky kompilacion përmbanë lojën origjinale Angry Birds, Angry Birds Seasons dhe Angry Birds Rio në një disk. Risia më e madhe është se në versionin Wii U loja do të bëhet përmes GamePad-it. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>