Lajme lojërash

“Angry Birds Toons”, së shpejti serial i animuar

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
“Angry Birds Toons”, së shpejti serial i animuar

Ekskluziviteti i Angry Birds rritet gjithnjë e më tepër. Fillimisht ishte një lodër pellushi, më pas u stampua nëpër bluza ndërsa tani do të shndërrohet në një serial të animuar.

Rovio njoftoi se episodi i parë i serialit të përjavshëm Angry Birds do të transmetohet më 16 mars. Teleshikuesit do të kenë mundësi të shohin më nga afër dhe më me detaje se çfarë po ndodh “thellë në zemrën e ishullit të derrkucëve” dhe të zbulojnë nëse ata derrkucë të pamëshirshëm do ti kapin ose jo vezët e shpendëve.

Krijuesi i lojës e përmendi kthimin e kësaj loje popullore në film të animuar në prill të vitit që shkoi. Kompania gjithashtu ka thënë se është duke u punuar për filmin “Angry Birds” i cili pritet të debutojë nga mesi i vitit 2016.

Duket se synimi i Rovio është që të transformohet nga një kompani lojërash në një kompani argëtimi.

Nuk dihet akoma në çfarë pajisjesh, aplikacionesh apo faqesh ueb do të transmetohet “Angry Birds Toons”, por është deklaruar se do të jenë gjithësej 52 episode, 3 minuta secili dhe do të jenë të disponueshme në disa pajisje.

Premiera e episodit të parë në datën 16 mars do të transmetohet vetëm në faqen zyrtare të serialit http://www.angrybirds.com/toons. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>