Lajme lojërash

Angry Birds për Windows Phone merr 100 nivele të reja, suport për smartfonët me 256 MB RAM

May 10 2013
0 Shpërndarje
Angry Birds për Windows Phone merr 100 nivele të reja, suport për smartfonët me 256 MB RAM

Rovio ka sjellë një përditësim për Angry Birds në Windows Phone duke shtuar 100 nivele të reja. Loja ka shtuar gjithashtu suportin për arritjet në Xbox Live si dhe ‘leaderboards’ në Windows Phone 8.

Versioni i ri i lojës nuk mund të merret në formën e përditësimit, por duhet të shkarkohet nga fillimi, për arsyen se për zhvilluesit do të jetë më e lehtë të bëjnë ndryshime në të ardhmen. Ndërkohë që aplikacioni i vjetër nuk fshihet automatikisht gjatë instalimit. Ai duhet të hiqet manualisht.

Deri në datën 15 maj versioni i ri mund të shkarkohet pa pagesë. Për më tepër, pajisjet e reja si Lumia 610, të cilat kanë RAM 256 MB mund ta luajnë tashmë lojën, duke qenë se Angry Birds suportohet edhe për pajisjet me RAM të vogël.

Aplikacioni i ri është i përshtatshëm për pajisjet me Windows Phone 7.5, 7.8 dhe 8.0. Nokia është shprehur gjithashtu se versioni Rio i lojës do të vijë në javët në vazhdim. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>