iOS

Angry Birds 2 vjen në App Store në 30 qershor

Jul 16 2015
0 Shpërndarje
Angry Birds 2 vjen në App Store në 30 qershor

Rovio, ekipi që fshihet pas suksesit ‘Angry Birds’ deklaroi se më në fund Angry Birds 2 do të mbërrijë në dyqanet e aplikacioneve muajin që vjen, ekzaktësisht në datën 30 gusht. Angry Birds është një nga lojrat më popullore të ndërtuara ndonjëherë, e ardhur tek përdoruesit në 15 versione lojrash dhe 3 miliard shkarkime. Kjo lojë është aq shumë e preferuar nga lojtarët sa që vitin tjetër do ndërtohet dhe në film me subjekt Angry Birds.
Rovio, kompania mediatike që krijoi Angry Birds origjinale, jo vetëm që ka bërë publike datën e mbërritjes së aplikacionit në App Store por ka zbuluar dhe disa detaje të vogla të kësaj loje në uebfaqen e saj zyrtare. Për më shumë informacione ndiqni profilet zyrtare të Angry Birds në rrjetet sociale pasi kompania ka raportuar se çdo javë do të zbulojë detaje të tjera të kësaj loje deri në datën e lançimit në 30 qershor. (Game World Albanian)

Lajmet e fundit>