Lojërat

Analisti: Xbox One mund të lëshohet në tre fish më tepër njësi se sa PS4

Aug 16 2013
0 Shpërndarje
Analisti: Xbox One mund të lëshohet në tre fish më tepër njësi se sa PS4

Sipas analistit Colin Sebastian nga Robert W. Baird, Xbox One mund të ketë 2-3 herë më tepër njësi të lëshuara se sa PlayStation 4.Në një shënim për investitorë, ai tha që kjo formë e lëshimit të ndërmarrjes Microsoft do t’ia mundësonte një përparësi fillestare, por tha që furnizimi për të dy sistemet e gjeneratës së ardhshme do të jetë me gjasë “i sforcuar”, duke çuar në shpenzime të mundshme. Vlerësimet e tij bazohen në kontrollimet e zinxhirit furnizues.

Sebastian tha po ashtu që rrjedhat janë kthyer nga Microsoft, duke e ditur rikthimin dramatik të politikës së vet muajin e kaluar që solli në rrokullisjen e shumë veçorive kundërshtuese.

“Përveç humbjes së betejës për titullin kryesor në E3, ne besojmë që Xbox One ka rimarrë forcë në javët e fundit, për shkak të ndryshimeve të politikave që kanë të bëjnë me lidhjen online dhe lojërat e përdorura,” tha Sebastian. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>