Lajmet

Amnesia: The Dark Descent

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Amnesia: The Dark Descent

Amnesia: The Dark Descent është një lojë aksion-horror nga Frictional Games, ku më përpara zhvilluan seritë Penumbra (që cilësohen si lojërat më të frikshme të krijuara ndonjëherë), e cila cilësohet si loja e dytë më e frikshme pas Penumbra. E krijuar në fillim për Windows, Mac OS X dhe Linux, loja paraqet një protagonist të quajtur Daniel duke eksploruar një kështjellë të errët, ndërsa i shmanget monstrave dhe disa pengesave si dhe zgjidhjen e enigmave të ndryshme.

Amnesia është një aventurë bazuar në eksplorim e luajtur nga pikëpamja e një personi.  Në lojë objektet janë me tërheqje, psh: në qoftë se kërkon të hapësh një derë, duhet të mbash mausin të shtypur dhe ta tërheqësh ose shtysh atë në varësi të hapjes/mbylljes së derës. Kjo i jep mundësi lojtarit të ketë më shumë fshehtësi në lojë, duke parë vetëm nga një derë të hapur pak ose ta hapë ngadalë dhe të futet brenda, por gjithashtu ka dhe anën e saj tjetër se nëse dikush po e ndjek e bën më të vështirë kjo tërheqje/shtyrje e derës.

Në varësi të treguesit të jetës, shëndeti i Danielit duhet të menaxhohet. Qëndrimi në errësirë për shumë kohë, dëshmia e ngjarjeve të pakënaqshme, apo të vështrosh monstrat do të ulë shëndetin e tij, duke i shkaktuar atij vizione dhe halucinacione dhe tërheqjen e vëmëndjes së tyre. Burimet e dritës e ndihmojnë të përmirësoj shëndetin. Shëndeti restaurohet plotësisht nëse Danieli përfundon një objektiv apo bën progres në historinë e lojës. Nëqoftëse një i keq e ndjekë, ai do ta ndjekë Danielin deri sa ai të jetë jashtë vëmendjes. Nëse Danieli kapet, ai duhet t’ja mbathë pasi loja nuk të jepë mundësi të përdoren armë. Danieli duhet të gjejë një vend për t’u fshehur.

Loja është pritur shumë mirë, duke fituar 2 çmime nga Independent Game Festival dhe shumë vlerësime pozitive. (GameWorld Albanian)

Tags >

Amnesia
Lajmet e fundit>