Lojërat

Amerzone

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Amerzone

Amerzone është një lojë aventurë me perspektivë në veten e parë e krijuar nga kompania franceze Microids dhe e dizajnuar nga Benoit Sokal. Lojtari merr kontroll të një gazetari në kërkim të një specie të rrallë të zogjëve magjikë.

Historia vendoset në vitin 1932, dhe tregon historinë e Alexander Valembois i cili është një aventurier i ri në bashkëpunim me shokun e tij Antonio Alvarez. Historia e lojës zhvillohet në zonën misterioze Amerzone e cila ka një natyrë shumë ekzotike, por gjithashtu edhe shumë të rrezikshme.

Krijuesi i lojës është personi i njëjtë që ka krijuar lojëra të këtij tipi si Syberia dhe Syberia II. Të gjithë këto tituj ndodhin në një univers imagjinar. Vendi, koncepti dhe disa nga karakteret janë të frymëzuara nga puna e Sokal në vitet 1980 me revistën e animuar Inspector Canardo.

Loja morri përgjithësisht vlerësime të mira për kohën, duke i vlerësuar grafikën, si dhe gjatësinë dhe llojin e historisë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Amerzone
Lajmet e fundit>