Lojërat

Amazon shton vlerësimet e Metacritic në faqen e blerjes së lojërave

Apr 4 2014
0 Shpërndarje
Amazon shton vlerësimet e Metacritic në faqen e blerjes së lojërave

Amazon në faqet për blerjen e lojërave ka filluar paraqitjen e pikëve të marra në faqen e vëzhgimeve Metacritic. Në përshkrimin e shkurtër të lojës, afër vlerësimit të bërë nga konsumatorët, janë po ashtu të përfshira pikët e arritura në Metacritic nga lojëra përkatëse.

Nëse klikoni në ikonë në anën e djathtë të listës hapet një dritare që tregon kritikat dhe pikët e marra nga vlerësimet e përdoruesve në Meteacritic, që lidhet me faqen e duhur në atë faqe – siç është treguar në fotografi.

Kjo paraqet edhe një hap më afër që Metacritic të bëhet një faqe e rëndësishme e lojtarëve, ndonëse zhvilluesit nuk janë gjithmonë të lumtur me të. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>