Lajme lojërash

Amazon dhe Twitch do të bashkëpunojnë për të ofruar lojëra online falas

Mar 14 2018
0 Shpërndarje
Twitch njoftoi të martën se, duke filluar nga e enjtja, këta konsumatorë do të marrin disa lojëra falas, Superhot dhe Oxenfree. Amazon dhe Twitch do të bashkëpunojnë për të ofruar lojëra online falas

Prej më shumë se një viti Amazon bashkëpunoi me Twitch (platformë lojrash online) për të përmirësuar përvojën e klientëve. Tani, gjigandi online do të fillojë të ofrojë lojra falas nga arkivat e Twitch për të mbajtur klientët Prime.

Twitch njoftoi të martën se, duke filluar nga e enjtja, këta konsumatorë do të marrin disa lojëra falas, Superhot dhe Oxenfree.

Duke filluar nga 1 prilli, do të dalin tituj të rinj, siç janë Tales from Borderlands dhe SteamWorld Dig 2. Kjo është hera e parë që Amazon dhe Twitch kanë përdorur partneritetin e tyre për të shpërndarë lojëra për kilentët e Amazon.

Tetë lojëra nga Twitch Prime Indie Amplifier gjithashtu do të jenë të lira gjatë muajve të ardhshëm, tha kompania. Twitch ka postuar një listë të plotë të lojrave falas për pjesën tjetër të muajit mars dhe prill.

Për përdoruesit e Twitch Prime, kjo duket si një vlerë shumë e shtuar për klientët. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>